Haziri: Veprimet e Kurtit çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar se nuk dallimet, por kushtëzimet janë shkaku që ka çuar në pezullimin e Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Hazirit, suspendimi i dialogut mund të rrezikojë edhe fondet e Mileniumit, të cilat janë pasojë e veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston”, tha ai.

Megjithatë, Haziri nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe të pakushtëzuara që SHBA-ja ka me popullin e Kosovës.

“Por, e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhënieve me qeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë,” shkroi Haziri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/