Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se bashkë me profesorin Alush Gashi, e takuan st Gino Mulliqin, nga Peja me histori suksesi si politikan e biznesmen i njohur në Teksas.
Haziri theksoi se në emër të LDK-së dhe kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, i dëshiruan suksese në mandatin e ri si i zgjedhur në politikat lokale të shtetit të Teksasit.
“Gino Molliqi është në disa mandate i zgjedhur dhe përshkushtimi për vendlindjen mbetet angazhimi që miqësia e ShBA-së me Kosovën kalon përmes rolit të madh të shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës e falënderues që tash e 35 vjet me LDK-në për Kosovën kemi mbajtur raporte speciale me ShBA-në”.
“U largua nga Kosova si një fëmijë i luftës e sot është burri që përmes shembullit të tij dëshmon sa i rëndësishëm është roli i tyre kudo që janë!”, ka thënë Haziri. /Klankosova.tv
The post Haziri takon politikanin shqiptar në Teksas: I angazhuar për miqësinë ShBA – Kosovë appeared first on Klan Kosova.