Haziri: Sjelljet e Kurtit e suspenduan Dialogun Strategjik me ShBA

Haziri mbështet protestën e 7 gushtit: Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk janë dallimet por kushtëzimet janë ato që e kanë suspenduar Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Hazirit, me suspendimin e dialogut strategjik mund të rrezikohen edhe fondet e Mileniumit, e që sipas tij, janë pasojë e sjelljeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston”.

“Por,  e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhënieve me qeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se e kanë pezulluar Dialogun Strategjik për shkak të deklaratave që Kurti i pati bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

The post Haziri: Sjelljet e Kurtit e suspenduan Dialogun Strategjik me ShBA appeared first on Klan Kosova.