Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar pas dështimit të 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën si “të neveritshme” dhe pa justifikim.
Ai përmendi zotimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për riangazhim në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se roli i tij do të jetë kritik, prandaj Kosova duhet të bëhet gati, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, vonesat në krijimin e institucioneve nuk arsyetohen.
“Paralajmërimi më i madh që duhet me pasë parasysh është rikthimi te ajo që ai e quan dëmtim i procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Ne besojmë që do të ketë koordinim mes BE-së dhe administratës Trump. Roli i Trumpit në procesin e paqes do të jetë kritik dhe duhet me u bë gati. Kjo që po ndodh sot, është vonesë e madhe, që nuk arsyetohet dhe është bërë e neveritshme. “/Klankosova.tv
The post Haziri për paralajmërimin e Trumpit: Kosova të bëhet gati, roli i tij do të jetë kritik appeared first on Klan Kosova.