E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/haziri-per-deklaraten-e-trumpit-e-konfirmon-rikthimin-e-vemendjes-te-raporti-kosove-serbi-duhet-ta-maksimalizojme/Haziri për deklaratën e Trumpit: E konfirmon rikthimin e vëmendjes te raporti...

https://klankosova.tv/haziri-per-deklaraten-e-trumpit-e-konfirmon-rikthimin-e-vemendjes-te-raporti-kosove-serbi-duhet-ta-maksimalizojme/Haziri për deklaratën e Trumpit: E konfirmon rikthimin e vëmendjes te raporti Kosovë-Serbi, duhet ta maksimalizojmë – Klan Kosova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se deklarata e djeshme e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka befasuar Evropën Juglindore dhe evropianët, por më së shumti, sipas tij, qeverinë aktuale të Kosovës, përkundër që Trump e ka përmendur dy herë ndërhyrjen e tij në këtë proces, gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA.

Haziri tha se me deklarata e Trumpit është konfirmim i rikthimit të vëmendjes në regjionin e Evropës Juglindore, respektivisht raportit Kosovë-Serbi.

“Duke e krahasuar me rolin amerikan në konfliktet e luftërat e njohura tashmë në botë, paralelja për ndërhyrje dhe arritjen e paqes në Kosovë dhe rikthimi i tij për shkak të dëmtimit të procesit, është paralajmërim që Kosova duhet të jetë e gatshme dhe duhet të përgatitet jashtëzakonisht shumë, që të mos e zë në befasi sikur që u zu të shtunën”.

“Flitej që nuk është në prioritet dhe se Kosova është e harruar nga Washingtoni. Fatkeqësisht kjo qeveri ka ndërtuar raporte të kushtëzuara dhe ky raport i kushtëzuar mund të shkaktojë probleme serioze”.

“Duhet të bëhemi gati që sa herë që vije mundësia, që të arrijmë e ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se nuk duhet harruar që takimi i presidentit Trump në arritjen e Marrëveshjes së 3 shtatorit 2020, është përcjellë me dy rrethana të shkaktuara.

“E para, ndryshimet në qeveri në Kosovë, e cila ka qenë pëlqyer për takim me presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe, e dyta, në rrugë e sipër, paralajmërimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara në atë kohë, Jack Smith, për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të Republikës dhe tre të tjerëve”.

“Përkundër këtyre, është arritur marrëveshja, është vendosur edhe kriteri ekonomik dhe është nxjerrë njohja e Izraelit. Pavarësisht që presidenti Biden e ka lënë në fuqi këtë marrëveshje Trump-Hoti, qeveria Kurti e ka heshtur dhe e ka përcjellë me stigmatizim, fatkeqësisht”.

“E fundit, jo më pak e rëndësishme, pavarësisht krejt zhvillimeve në botë, luftërave Ukrainë-Rusi, Izrael-Gaza dhe Izrael-Iran dhe tensionet e mëdha që janë ndalur me ndërhyrjen e presidentit amerikan, Indi-Pakistan e Kazakistan-Armeni, ne kemi hyrë në grupin e shteteve që Presidenti Trump do ta ketë rolin vendimtar”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dje ka paralajmëruar se do t’i rikthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Në një postim në platformën Truth Social, ku foli edhe për marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit, Trump theksoi se gjatë mandatit të tij të parë arriti të parandalojë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, ishte afër shpërthimit.

The post Haziri për deklaratën e Trumpit: E konfirmon rikthimin e vëmendjes te raporti Kosovë-Serbi, duhet ta maksimalizojmë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT