E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim...

Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme (VIDEO)

“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përgjigjur në Rubikon nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Kujtojmë se para disa javësh, Memli Krasniqi deklaroi se nëse LDK-ja ia bënë votat, të tjerat i siguron vetë ai, duke iu referuar mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare nga partitë e ish-opozitës.

Por sipas Hazirit, duhet të sillen me racionalitet sepse edhe me 20 votat e tyre është e pamjaftueshme.

“Nuk ka vullnet për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë nga partia e parë. Të tjerët janë të pa mjaftueshëm me ba në emër të partisë së parë. Jo 19, po 20 vota [Memli Krasniqit] se nuk duhet me nda vullnetin e një deputetit që e ka votën kundër për diçka, ne duhet të llogarisim në të gjithë”, tha Haziri.

“Më së vështiri është me qenë racional në këtë kohë, në jetë e politikën tonë. Nuk ka të bëjë krejt me racionalitet, këtu është edhe dëshira politike. Pritjet që partia e dytë me marrë mandatin prej presidentit për me kriju shumicën është e natyrshme, por jo e domosdoshme. Pra, presidentja mundet t`ia japë mandatin kujtdo që e formon shumicën, partisë së dytë, tretë. Nuk e jep sy mbyllur mandatin por kush e dëshmon që e ka shumicën”, tha Haziri. /Klankosova.tv

The post Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT