E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaziri i ashpër me VV-në: S'mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe...

Haziri i ashpër me VV-në: S’mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba – Klan Kosova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth alarmit për bombë i cili erdhi pak ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Para mediave, ai fillimisht falënderoi policinë për reagim, por tha se alarmet e rrejshme janë mendësi e atyre që Kosova i njeh shumë mirë.

“Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba”, tha Haziri.

“E dinë kush janë, a folin me theks sllav a krahinor të Kosovës, nuk ka rëndësi, me rëndësi që krijimi nuk ka etni. Ata që janë bashkërenduar për interesa politike me rënduar Kosovën e me dëmtuar, janë pa etni, janë armiku më i madh i Republikës sonë”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv.

The post Haziri i ashpër me VV-në: S’mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT