Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në rast të një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, kandidati i parë që partia do ta mbështesë është kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.
Haziri ka thënë se aktualisht po zhvillohen konsultime dhe bisedime të brendshme në LDK pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti, lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Sipas tij, përveç votave të deputetëve të LDK-së, një marrëveshje e tillë mund të siguronte edhe mbështetje nga parti të tjera në Kuvend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


