Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.
Ndër të tjera, kyeparlamentarja vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.


