Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu viziton ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Haxhiu viziton ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, në sheshin “Nëna Terezë” të kryeqytetit.

Me këtë rast Haxhiu tha se nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara.

“Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet. Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Lavdi të rënëve për liri!”, theksoi Haxhiu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT