Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përgëzuar 111 kadetët e rinj korrektues, që do të diplomojnë sot si gjenerata e 45-të.
Ajo, në fjalën e saj, tha se ceremonia e sotme nuk është thjesht kremtim për sukseset e këtyre kadetëve, por edhe për fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Sot është një ditë e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ju, kadetë të gjeneratës së 45-të, keni arritur në një moment kyç në rrugëtimin tuaj profesional, diplomimin dhe hyrjen në shërbimin korrektues, një shtyllë thelbësore e sistemit të drejtësisë”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv..
“Në këtë ceremoni të diplomimit, ne nuk po kremtojmë vetëm suksesin e secilit prej jush, por edhe fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si një institucion gjithnjë e më i aftë, më profesional dhe më i përkushtuar ndaj detyrës”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>