E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s'i merr 61...

Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë – Klan Kosova

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të radhës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka. Është e drejta e VV-së që ta bëjë propozimin. Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e  popullit të shprehur në zgjedhje. Kam thënë që tërhiqem, nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota. Ka qenë qëndrim i nëjanshëm, por që është respektuar nga VV. “/Klankosova.tv

The post Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT