Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka komentuar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.
Haxhiu tha se Thaçi në intervistën e tij ultra ekskluzive në Rubikon tregoi se është një lider i vërtetë dhe se sipas tij, brenda intervistës ish-presidenti tregoi edhe pse ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Hashim Thaçi në intervistën e tij tregoi që është një lider i vërtetë dhe shumë kush e ka kuptuar, besoj, brenda asaj interviste edhe pse ai po mbahet padrejtësisht në Hagë bashkë me çlirimtarët e tjerë, edhe pse ai ka qenë targeti i kundërshtarëve të Kosovës për shkak të vizionit, lidershipit dhe asaj që bart në vete personaliteti i Hashim Thaçit”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se në intervistë, Thaçi nuk foli për vete, por për shtetin e Kosovës dhe vizionin se si duhet të jetë vendi.
“Këtë besoj e kanë kuptuar edhe ata që në një kohë të caktuar e kanë kundërshtuar pasi ajo qasje, ajo intervistë e tij dje ishte shumë përmbajtjesore. Ai nuk foli për vete, foli për shtetin e Kosovës, për vizionin për Kosovën se si duhet të jetë shteti i Kosovës”, tha ai.
The post Haxhiu për intervistën e Thaçit: Tregoi se është lider – s’foli për vete por për vizionin e shtetit appeared first on Klan Kosova.