Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu: Me Endritin, vëllezërit dhe familjarët e Hashim Thaçit morëm mbështetje në...

Haxhiu: Me Endritin, vëllezërit dhe familjarët e Hashim Thaçit morëm mbështetje në Burojë

Bekim Haxhiu, kandidati i PDK-së për deputet, ka qenë sot për vizitë në fshatin Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është takuar edhe me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit dhe me banorë të tjerë të atij fshati.

“Në Burojën e presidentit Hashim Thaçi, së bashku me Endritin dhe vëllezërit e familjarët e tij, morëm mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit”.

“Vota për PDK-në në këto zgjedhje është liri për të gjithë çlirimtarët e Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT