Haxhiu jep detaje për komentet e Vetëvendosjes drejtuar Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Haxhiu jep detaje për komentet e Vetëvendosjes drejtuar Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje në lidhje me komentet që kjo parti i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Haxhiu në konferencë për media të mërkurën, tha se Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, transmeton KP.


“Shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë nuk e kanë të drejtën e vetos për formimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Rrjedhimisht, Haxhiu kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e papranueshme.