Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim

Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, bëhet me dije se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen.

Po ashtu, bëhet e ditur se Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT