Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu e humb betejën në Kushtetuese, hidhet poshtë kërkesa për çështjen e...

Haxhiu e humb betejën në Kushtetuese, hidhet poshtë kërkesa për çështjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur njëzëri të hedhë poshtë kërkesën me numër KO68/26, të parashtruar nga Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Sipas vendimit të publikuar më 30 mars, Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën, duke mos pranuar të shqyrtojë më tej pretendimet e parashtruesve. Po ashtu, është refuzuar edhe kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme.

Në vendimin e saj, Gjykata ka urdhëruar që ai t’u komunikohet të gjitha palëve të përfshira dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Rasti kishte të bënte me kundërshtimin e procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, por me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese e ka mbyllur çështjen në favor të vlefshmërisë së procedurës aktuale.

Sipas njoftimit zyrtar, teksti i plotë i vendimit tashmë u është dorëzuar palëve dhe është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT