E martë, 4 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizHaxhijaha: Vitia shkeli ligjin të cilin e miratoi vetë për unifikimin e...

Haxhijaha: Vitia shkeli ligjin të cilin e miratoi vetë për unifikimin e çmimit të barnave (VIDEO)

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve, Astrit Haxhijaha tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkeli ligjin për unifikimin e çmimit të barnave.

Në emisionin “Kiks”, Haxhijaha thotë se në korrik të vitit 2023, në Kuvendin e Kosovës u miratua ligji për çmimin e barnave, ligj ky që u kundërshtua me vendimin e Vitisë në dhjetor të vitit 2024, transmeton Klankosova.tv.

“Në korrik të vitit 2023, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është miratuar ligji për çmimin e barnave, një hap shumë i rëndësishëm për rregullimin e sektorit farmaceutik, në të njëjtën kohë edhe i mirëpritur nga komuniteti farmaceutik. Megjithatë, më pas, dikur me datën, nëse nuk gaboj, me datën 23 dhjetor të vitit 2024, ministri i Shëndetësisë nxjerr një vendim i cili është në kundërshtim me ligjin që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka krijuar aq shumë paqartësi, po aq edhe shqetësime, dhe jo vetëm në komunitetin farmaceutik, por duke filluar nga pacientët e me radhë”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498