Në një intervistë ultra ekskluzive në “Rubikon”, ish-presidenti Hashim Thaçi mbrëmë foli nga Haga përmes hekurave.
Thaçi foli për jetën që do ta bëjë pas lirimit, transmeton Klankosova.tv.
Derisa tha se nuk i mungon aktiviteti politik, me sarkazëm tha se “ndoshta as unë politikës”, por që paralajmëroi se nuk e paraqet garuesin e as rrezikun politik për askënd, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua. U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime”, tha Thaçi në Rubikon, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Thaçi tha se rikthimi në familje për të është i pasfidueshëm, ndërsa për sa u përket gjërave të tjera, tregoi se do ta bëjë angazhimin që buron nga pasioni i tij.
Ai shtoi se detyrat pra atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës.
“Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i jashtëm dhe President. Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”, tha Thaçi.
The post Hashim Thaçi: Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës appeared first on Klan Kosova.