Adelina Hasani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka komentuar protestat e sotme në Serbi, duke theksuar se ato tregojnë vazhdimin e rezistencës nga komuniteti serb ndaj njohjes së shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, Hasani theksoi se thirrjet e protestuesve ishin të bazuara në premisën se “serbët nuk duhet të ndihen të huaj në tokën e tyre.”
Hasani shtoi se protesta ishte thirrur nga Partia e Re Demokratike, e cila është kundër presidentit serb Alleksandër Vuçiq, dhe është një parti radikale.
“Protestat që janë thirrur nga dje duhet të bëhet e qartë që kjo parti është thirrur nga partia e re demokratike, që është kundër Vuçiqit dhe poashtu janë një parti radikale, dhe secili vendim që është marrë nga Vuçiqi dhe narrativa e tyre kryesore për momentin është që po diskriminohen serbët në Kosovë, sidomos me Ligjin për të Hujatë dhe për automjetet.
“Shumica e atyre kanë qenë kundër Vuçiqit, pra po flasim për një pjesë të protestuesve që janë edhe më radikal sesa qeveria në raport me Kosovën
“Komuniteti serb që jeton në Kosovë kanë qenë të alarmuar se si do të ndikohen ata, sidomos duke e konsideruar që e marrin shërbimet nga strukturat e shëndetësisë dhe arsimit.
“Nëse mundem me thënë, kjo qartazi tregon rezistencën që vazhdon nga komuniteti serb për me njoft shtetin e Kosovës të pavarur që nuk është pjesë e Serbisë, edhe thirrjet sot, ishte mbi këtë premisë, që “serbët nuk duhet të ndihen të huaj në tokën e tyre”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:


