Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, e ka quajtur ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin si “një Ismail Qemali i dytë”.
Hasani këto komente i bëri teksa ishte duke folur për Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e quajti të padrejtë.
“E kemi themeluar gjykatën e tash njeri, presidenti i vendit, ta ka shpallur pavarësinë, e ti të shkosh t’i thuash ‘e shpalle pavarësinë, ti një Ismail Qemali i dytë dhe tash unë dua të të gjykojë ty se ia ke dhënë një shuplakë dikujt në Kleçkë’”, tha Hasani në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>