Sonte në Edicioni Special në Klan Kosova, u zhvillua debati me kandidatët që janë në garë për Podujevën.
Kandidati I Nismës Socialdemokrate Xhemajl Hasani, u tregua i ashpër me kryetarin aktual Shpejtim Bulliqin.
Hasani tha se më 12 tetor, qytetarët do t’ja bartin plaçkat Bulliqit.
“Kam pritur që sonte do të ballafaqohemi për të gjitha ato që i ka premtuar para katër vitesh dhe nuk janë realizuar siç janë p.sh Ujin e pijshëm, por është e drejtë e tij ne vazhdojmë me programin tonë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
The post Hasani për Bulliqin: Më 12 tetor, qytetarët do t’ia bartin plaçkat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.