E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/hasani-cdo-vendim-qe-kurti-e-ka-marre-pas-19-prillit-eshte-joligjor-video/Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është...

https://klankosova.tv/hasani-cdo-vendim-qe-kurti-e-ka-marre-pas-19-prillit-eshte-joligjor-video/Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO) – Klan Kosova

Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetërore.

Atë të kryeministrit në detyrë dhe pozitën e deputetit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse, sipas njohësve të sistemit juridik e kushtetues në vend, ky veprim i tij është tërësisht joligjor.

Madje sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, çdo vendim i marrë nga Kurti pas datës së certifikimit si deputet, do të hidhet poshtë sapo të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin. Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani në Rubikon të Klan Kosovës. /Klankosova.tv.

The post Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT