Harry Kane është rikuperuar nga dëmtimi në kyçin e këmbës që e pësoi gjatë fitores 3–0 të Bayern Munich ndaj Eintracht Frankfurt në javën e gjashtë të Bundesligës.
Sulmuesi anglez ishte i detyruar të mungonte në fitoren miqësore të Anglisë ndaj Uellsit (3–0) të enjten e kaluar, por tashmë ka lajme pozitive sa i përket gjendjes së tij fizike.
Sipas ‘Sky Sports’, Kane është rikthyer në stërvitje të plotë me kombëtaren angleze dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë, që zhvillohet të martën, më 14 tetor.
Ndërkohë, te Bayern Munich shpresojnë që ylli i tyre të rikthehet në Gjermani plotësisht i gatshëm, pasi bavarezët do të përballen me një sfidë të rëndësishme në “Allianz Arena” kundër rivalëve të Borussia Dortmund, të shtunën më 18 tetor. /Telegrafi/