Saturday, February 14, 2026
spot_img
HomeLajmeHarry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e...

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari ka njoftuar se i ka dërguar letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me shqetësimin e tij për Gjykatën Speciale, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari bëri të ditur se përmes kësaj letre, i ka kërkuar presidentit amerikan angazhim për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë gjykim të drejt për çlirimtarët, transmeton Klankosova.tv.

“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT