Një incident i pazakontë ka ndodhur në Liqenin e Ujmanit, ku një automjet ka përfunduar në ujë.
Sipas raportimit dy të rinj kishin ndaluar për të bërë disa fotografi të liqenit, por gjatë kohës sa ishin jashtë mjetit, automjeti ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Aktualisht, ekipet përkatëse janë në terren dhe po vazhdojnë procesin e nxjerrjes së automjetit nga liqeni.