Kompania gjermane Haribo ka ndërmarrë një veprim urgjent në Holandë, duke tërhequr nga tregu një sasi të konsiderueshme të ëmbëlsirave të saj, pas raportimeve se disa konsumatorë ishin ndjerë keq pas konsumimit të tyre.
Bëhet fjalë për produktin “Happy Cola F!ZZ”, i cili shitet në pako 1 kilogramëshe. Disa persona që konsumuan këtë produkt raportuan probleme shëndetësore, çka çoi në hetime nga autoritetet.
Agjencia holandeze për sigurinë e ushqimit konfirmoi se në disa mostra të këtij produkti është zbuluar prezenca e kanabisit. “Mostrat janë analizuar dhe në to është gjetur kanabis”, raportoi BBC.
Kanabisi është zbuluar në të paktën tri pako të këtij produkti, por kompania Haribo ka vendosur të tërheqë të gjithë stokun nga tregu si masë paraprake sigurie.
Në një deklaratë zyrtare, Haribo ka theksuar se siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti kryesor dhe se incidenti po trajtohet me seriozitet të plotë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);