Hargreaves takon Bashën: Konstituimi i kuvendit të bëhet shpejt, duke respektuar vendimin e Kushtetueses

Hargreaves takon Bashën: Konstituimi i kuvendit të bëhet shpejt, duke respektuar vendimin e Kushtetueses

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e ri të kuvendit, Dimal Bashën, të cilin e uroi për zgjedhjen në krye të këtij institucioni.

Hargreaves tha se me Bashën ranë dakord për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të kuvendit, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e konsultimit domethënës me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare, dhe u pajtuam për një vizion të ardhshëm të Kosovës me mundësi për të gjithë”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Hargreaves tha se kanë shpresuar që situata politike të zgjidhet shpejtë në mënyrë që kuvendi dhe një qeveri e re ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.

The post Hargreaves takon Bashën: Konstituimi i kuvendit të bëhet shpejt, duke respektuar vendimin e Kushtetueses appeared first on Klan Kosova.