Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën dhe disa anëtarë të këtij asociacioni.
Hargreaves tha se me Rexhën dhe anëtarët e AGK-së folën rreth mjedisit mediatik në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një diskurs publik të informuar.
The post Hargreaves takon anëtarët e AGK-së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë appeared first on Klan Kosova.