Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për takimet që ka mbajtur me liderë të partive politike.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shpreson që së shpejti të formohet Qeveria e re e Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Shpresoj që së shpejti të formohet një qeveri që do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike”.
Ndër tjera, ai tha se në takime ka ritheksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe besimin në institucionet e saj demokratike. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>