E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeHargreaves me Abdixhikun flet për aktvendimin e ri kushtetues dhe zgjedhjet lokale

Hargreaves me Abdixhikun flet për aktvendimin e ri kushtetues dhe zgjedhjet lokale

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se në takimin e sotëm që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, folën për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit.

Hargreaves po ashtu tha se me Abdixhikun foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Sot u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam për implikimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpreha shpresën time që zgjedhjet lokale do të zhvillohen me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha partive, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot aktvendim të ri që i detyron 120 deputetët e zgjedhur më 9 shkurt, të jenë të pranishëm dhe të votojnë për prijësin e ri të Parlamentit, haptazi.

The post Hargreaves me Abdixhikun flet për aktvendimin e ri kushtetues dhe zgjedhjet lokale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT