Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Hargreaves tha se me Radoniqin folën për zgjedhjet lokale dhe nevojën që të gjithë aktorët t’i respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë fuqishëm institucionet e Kosovës dhe rolin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.
Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.
The post Hargreaves e Radoniqi flasin për zgjedhjet lokale: Të gjithë t’i respektojnë ligjet dhe procedurat appeared first on Klan Kosova.