Haradinaj voton në Gllogjan: Ndjenjë e mirë me votu ku ka votuar babai e familja

Haradinaj voton në Gllogjan: Ndjenjë e mirë me votu ku ka votuar babai e familja

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj pas votimit në Gllogjan tha se kreu obligimin e tij qytetar, të drejtën për të votuar.

Haradinaj i ftoi qytetarët e vendit të dalin të votojnë.


“Parlamentet komunale, kryetarët e komunave kanë shumë rëndësi për standardin, për çështjet që qytetarët i preokupojnë. Sot është dita me i marr vendimet”, tha ai.

Kreu i AAK-së tha se u ndje mirë që votoi në vendlindje.

“Qenka ndjejë e mirë me votu në vendlindje, ku më ka votuar baba e familja, e pata një përjetim shumë të mirë”, tha ai. /Telegrafi/