E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj uron Krishtlindjet katolike: Neve vërtet na bashkon shqiptaria

Haradinaj uron Krishtlindjet katolike: Neve vërtet na bashkon shqiptaria

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.

Përmes një postimi në Facebook me rastin e krishtlindjeve, ai ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.

“Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, u urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj. Neve vërtet na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër”, ka uruar mes tjerash Haradinaj me anë të nje video urimi në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT