Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës me një mesazh mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të kësaj treve të qëndresës.
“Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!
26 vjet më parë, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi i dhanë fund një epoke të errët nën robëri,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se trimëria e UÇK-së dhe sakrifica e popullit bënë që jo vetëm Suhareka, por mbarë Kosova të ngrihej mbi plagët dhe dhimbjen për të ecur drejt lirisë.
“Në këtë ditë, përulemi me nderim para atyre që ranë për të mos vdekur kurrë, ata që me gjakun e tyre e shkruan fitoren e kombit,” ka shtuar ai.
Në përfundim të mesazhit, Haradinaj thekson se përkushtimi për drejtësi dhe përkujdesja ndaj kujtimit të dëshmorëve mbeten të përhershme:
“Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat, ka shkruar Haradinaj.
The post Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve appeared first on Klan Kosova.