E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj uron besimtarët myslimanë: Në Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira...

Haradinaj uron besimtarët myslimanë: Në Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këtë muaj të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti, transmeton Klankosova.tv.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.  Agjërim të lehtë!”, thuhet në postimin e Haradinajt.

The post Haradinaj uron besimtarët myslimanë: Në Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498