Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Doganën e Kosovës për 26-vjetorin e themelimit dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, theksoi se ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit.
“Ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e sovranitetit të vendit, duke mbrojtur kufijtë, ekonominë dhe sigurinë tonë.
Urime gjithë zyrtarëve doganorë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe oficerëve të rinj për hyrjen në detyrë”.
The post Haradinaj uron 26-vjetorin e Doganës së Kosovës: Një shtyllë e sovranitetit dhe sigurisë appeared first on Klan Kosova.