E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/haradinaj-ua-uron-diten-e-clirimit-gjakoves-rahovecit-drenasit-obiliqit-e-vitise/Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë...

https://klankosova.tv/haradinaj-ua-uron-diten-e-clirimit-gjakoves-rahovecit-drenasit-obiliqit-e-vitise/Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë – Klan Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ua ka uruar Ditën e Çlirimit qytetit të Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se në qershorin e 1999-ës, qytetet e Kosovës po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe se ëndrra shekullore e popullit për të qenë të lirë po realizohej, transmeton Klankosova.tv.

“Në qershorin e 1999, qytetet tona po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej ëndrra jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë.  Fitorja e trimave të UÇK-së krah NATO-s, janë momente të shënuara e të paharrueshme në jetën e secilit. Kosova tanimë po frymon lirshëm, e obligim i joni është nderimi i sakrificës shekullore”.

“Duke qenë mirënjohës para secilit që ka kontribuar për liri, të gjithë qytetarët e Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit dhe Vitisë, i uroj për Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

The post Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT