Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën ai u shpreh se diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, përcjell Klankosova.tv.
“Në takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”.
“Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv”.
“Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Haradinaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>