Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, Haradinaj kërkoi mbështetjen e ambasadorit dhe të Gjermanisë në përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
“Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Rainer Rudolph. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë. Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”.
“Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook, njofton Klankosova.tv.
The post Haradinaj takon ambasadorin e ri gjerman, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE appeared first on Klan Kosova.