E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj takohet me senatorin Peters, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO...

Haradinaj takohet me senatorin Peters, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO sipas Planit Aksional

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Ramush Haradinaj, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters.

Haradinaj tha se me senatorin Peters folën në lidhje me rikthimin e Kosovës në marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Anëtarësim”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i AAK-së tha se me Peters folën edhe për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit, me theks të posaçëm Mërgata Shqiptare në Michigan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498