Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, mbajti sot tubim me gratë e Deçanit.
E kandidati për kryeministër i koalicionit, Ramush Haradinaj, tha se këto gra janë zëri i ardhmërisë, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se gruaja e fortë e bën Kosovën Fituese.
“Zëri i grave – zëri i ardhmërisë. Gruaja e fortë e bënë Kosovën Fituese. Sot në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore. Me këtë energji, suksesi është i garantuar. Faleminderit për mbështetjen e fuqishme!”, ka shkruar Haradinaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>