E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/haradinaj-takimet-bilaterale-me-serbine-duhet-te-kushtezohen-me-lirimin-e-pakusht-te-arbnor-spahiut1/Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht...

https://klankosova.tv/haradinaj-takimet-bilaterale-me-serbine-duhet-te-kushtezohen-me-lirimin-e-pakusht-te-arbnor-spahiut1/Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut – Klan Kosova

Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i ish-policit, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai theksoi se takimet bilaterale me Serbinë s’duhet të vazhdojnë pa lirimin e Spahiut, përcjell Klankosova.tv.

“Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të qytetarit tonë, i cili është kidnapuar nga shteti serb, më saktësisht nga Vuçiq. Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër”.

“Ju bëj thirrje të gjithë sektorit të sigurisë, atyre që kanë qenë dhe janë, ushtarëve të UÇK-së, të evitojnë udhëtimin përmes Serbisë”, ka shkruar tutje Haradinaj.

The post Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT