Gazeta italiane Huffington Post, përmes një shkrimi të gazetarit Mauro Suttora, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po zhvillohet prej vitesh në Gjykatën Speciale të Hagës, duke e cilësuar procesin si të zvarritur.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, kritikoi mënyrën se si po funksionon kjo gjykatë dhe reagimin e institucioneve tona.
“Nuk u dashtë as ekspert i madh, nuk u dashtë as jurist i madh, as specialist i fushës së drejtësisë, për të kuptuar se kjo gjykatë është raciste dhe jo kompetente në aspektin juridik. Edhe pse ata janë të përgatitur profesionalisht, unë jam i bindur se qëllimisht sjellin joprofesionalizëm…Reagojnë të huajt dhe nuk reagojnë tanët, dhe kjo është kritikë edhe ndaj neve”, tha Haradinaj./Klankosova.tv


