Tragjedia e rëndë në Graz të Austrisë ka lënë deri tani 11 persona të vdekur, ndër ta edhe një vajzë 15 vjeçare nga Kosova.
Viktima e identifikuar është edhe një vajzë nga Komuna e Vitisë, që humbi jetën në këtë sulm të tmerrshëm.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për qytetarët austriakë.
“Bashkëndjej me qytetarët austriakë për sulmin tragjik që ndodhi në shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, në mesin tyre edhe një e mitur nga Kosova. Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta në këtë ditë të vështirë.”, shkroi ai në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!