Haradinaj shpreh ngushëllime për ushtarin e UÇK-së Adem Haxhosajn: Një jetë në shërbim të atdheut

Haradinaj shpreh ngushëllime për ushtarin e UÇK-së Adem Haxhosajn: Një jetë në shërbim të atdheut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Haxhosaj,  si një nga luftëtarët më të dalluar në Dukagjin.

Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se shembulli i Haxhosajt si luftëtar dhe atdhetar do të mbetet i gjallë ndër breza, duke i shprehur ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, raporton Klankosova.tv.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që u bashkua me rreshtin e ushtarëve ishte Adem Haxhosaj. Ai ishte një luftëtar i fortë, njëri prej më të zotëve të UÇK-së në Dukagjin. Një jetë në shërbim të Atdheut, si gjatë luftës, ashtu edhe më vonë në uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

Shembulli i tij si luftëtar dhe atdhetar do të jetojë ndër breza.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv

The post Haradinaj shpreh ngushëllime për ushtarin e UÇK-së Adem Haxhosajn: Një jetë në shërbim të atdheut appeared first on Klan Kosova.