E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj pret në takim emisaren Pierce, flasin për konstituimin dhe integrimin euroatlantik

Haradinaj pret në takim emisaren Pierce, flasin për konstituimin dhe integrimin euroatlantik

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce.

Dyshja siç bëri të ditur i pari i Aleancës, diskutuan për emergjencën e konstituimit të institucioneve por dhe integrimin euroatlantik, transmeton klankosova.tv.

”Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj.

Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.

Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik.

Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”.

The post Haradinaj pret në takim emisaren Pierce, flasin për konstituimin dhe integrimin euroatlantik appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT