Në Gjakovë u bë përurimi i bustit të heroit Yll Morina.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u emocionua dhe u përlot gjatë momentit të përurimit, transmeton Telegrafi.
Në fjalën e tij, Haradinaj tha se Yll Morina është bërë frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës.
“Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri. Sot, iu bashkova kryetarit Ardian Gjini, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve, në përurimin e bustit të heroit Yll Morina, në shkollën që me krenari mban emrin e tij, në Gjakovë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar tutje se një nderim i denjë për guximin dhe sakrificën sublime të këtij heroi për atdheun.
“I pavdekshëm në kujtimin e brezave, krenari e Gjakovës, e Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve! Lavdi e përjetshme”./Telegrafi/