Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë mortore të Yll Çekut, nipit të ish-komandantit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjeneralit veteran Agim Çeku.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në fshatin Qyshk të Pejës iu dha lamtumira e fundit Yll Çekut, duke e cilësuar humbjen si një ndarje të rëndë që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë.
Ai shprehu ngushëllime për Agim Çekun, prindin e të ndjerit Arsimin dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar që ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen. “Ylli u prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


