Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Fazliu.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi rëndësinë e këtij nderimi për një nga figurat themelore të lirisë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot u skalit në bronz njeri ndër figurat kyçe të luftës për liri. Heroi Asllan Fazliu ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri; ai ishte njëri ndër nismëtarët e organizimit të UÇK-së dhe ishte prijës në shumë beteja të luftës në Drenicë”.
“Ai sot po kthehet në sheshin e Drenasit përkrah shumë heronjve, përkrah Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, përkrah Mujës e Rasimit, ai po i bashkohet heronjve që nuk iu ndanë për asnjë moment. Lavdi heroit Asllan Fazliu dhe gjithë heronjve të kombit tonë!”, ka shkruar Haradinaj nw Facebook.
The post Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri appeared first on Klan Kosova.